
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka folur në lidhje me paqen fiskale teksa u shpreh se do të fshihet çdo borxh që është më i vjetër se 10 vjet.
Malaj tha gjithashtu se parashikohet që në buxhetin e 2026-ës, 15 milionë euro do ju ngelen në duar fermerëve, ndërsa më 2027, paratë që ngelen në duart e fermerëve do jenë 30 milionë euro.
“Nëpërmjet paqes fiskale, nuk i shërbejmë askujt që është nën hetim. Paqja fiskale është miratuar edhe në Itali. Do të fshijmë çdo borxh më të vjetër se 10 vjet. Për borxhet 5-10 vite, do të fshihen detyrimet për kohën e shkuar, nëse bizneset paguajnë për vitet e fundit.
Ky është shansi i fundit që ju japim debitorëve, përpara se të hyjnë në fuqi masat shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore. Në buxhetin e 2026-tës, parashikojmë që 15 milionë euro do ju ngelen në duar fermerëve më 2026, ndërsa më 2027, paratë që ngelen në duart e fermerëve do jenë 30 milionë euro. Fermeri do kompensohet me 10 përqind të vlerës së mallit”, njoftoi ministri Petrit Malaj.
Lini një Përgjigje