TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2024, 14:10

Meta nuk ndal sulmet ndaj Dumanit: Ky është kreu i SPAK, jo sozia e shpikur nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Meta nuk ndal sulmet ndaj Dumanit: Ky është kreu i SPAK, jo sozia e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pasi u dha një deklaratë e Dumanit, ai tha se ky ishte kreu i SPAK dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha.

“Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai. Kalojmë te torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha.

Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht. Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha-Ramës, kjo është e vërtetuar. Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe McGonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar. Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor”, tha kreu i PL.

Lini një Përgjigje