TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2024, 13:11

Investigim i 'Rai 3' rreth marrëveshjes Itali-Shqipëri për migracionin

Shkruar nga Pamfleti
Investigim i 'Rai 3' rreth marrëveshjes Itali-Shqipëri
Report Rai3 /

Njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali është një ish-avokat i trafikantëve të drogës nga Tirana...

Qeveria Meloni ka arritur një marrëveshje për të dërguar në Shqipëri një numër të konsiderueshëm të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Itali nëpërmjet Mesdheut. Puna ka nisur pak javë më parë për ndërtimin e dy qendrave të pritjes ku sipas parashikimeve të kryeministrit do të devijohen çdo vit rreth 36 mijë azilkërkues.

Por siç zbuloi Report RAI 3, i cili do të ketë një speciale sonte në darkë, kostot tashmë janë jashtë kontrollit. Krahasuar me 650 milionë euro të programuara nga buxheti i Shtetit Italian fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e 1 miliard eurove.

Madje edhe parashikimet e bëra nga qeveria për numrin e emigrantëve duken shumë optimiste. Për këtë do të shpenzonim shuma disproporcionale, krahasuar me kostot e zakonshme të menaxhimit në Itali, për të dërguar vetëm 3000 emigrantë në vit në Shqipëri, të cilët në çdo rast do të duhet të transferohen më pas sërish në Itali.

Pra, kush do të përfitojë realisht nga kjo marrëveshje?

Report RAI 3  gjeti disa reagime të papritura dhe shqetësuese në Shqipëri, të cilësuara nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë si një "Narko Shtet” për shkak të ndikimit të fortë të karteleve mafioze shqiptare në aktivitetet e qeverisë. Një mafie që është rritur në mënyrë eksponenciale  vitet e fundit, edhe nën syrin vigjilent të autoriteteve italiane.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohen nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili ka pas probleme me Tiranën./Pamfleti

investigimi rai 3 marrëveshja e emigrantëve itali -shqipëri

Lini një Përgjigje