TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2023, 06:53

Mediat greke pritet të publikojnë skandalin e financimit në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke pritet të publikojnë skandalin e financimit në
Fredi Beleri dhe kryeministri grek Mitsotakis

Në mediat greke pritet të publikohet i gjithë zinxhiri financiar për zgjedhjen e Belerit në Himarë...

Një skandal i fortë pritet të publikohet këto ditë në mediat greke. Siç bëri të ditur një burim diplomatik për Pamfletin, qarqe shumë të rëndësishme e të fuqishme që nuk janë as greke as shqiptare, kanë furnizuar media serioze në Athinë, me skandalin e financimit dhe influencimit të votave të trafikuara në Himarë.

Materiali që duket se është ofruar nga organizma me fuqi të rëndësishme inteligjente ka të dhëna preçize për 700 automjete që mbërritën në Himarë nga Greqia dy ditë para 14 majit, e nga ku janë marrë financimet.

Siç mësohet, në këtë aferë janë të implikuar dy ministra të Mitsotakis, duke përdorur mjete e fonde të dikastereve të tyre.

Të dhënat, gjithashtu flasin se për çdo votues të sjellë është dhënë një pagesë prej 70 eurosh në ditë, duke pasur parasysh që të ardhurit nga Greqia në Himarë kanë qenë mbi 2 mijë votues.

Gjithashtu, mësohet se materiali ka fakte të qarta që flasin se strukturat territoriale të partisë së Berishës dhe Partisë së Lirisë janë financuar nga këto fonde që vinin nga Greqia. Madje, për të gjitha këto financime ka pasur dijeni të plotë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Burimi diplomatik bëri të ditur se afera e qarqeve në Athinë për korrupsionin elektoral në Himarë në ndihmë të Fredi Belerit është shumë herë më flagrante nga sa është raportuar apo ka arritur të zbulojë prokuroria.

Në mediat greke pritet të publikohet i gjithë zinxhiri financiar për zgjedhjen e Belerit në Himarë.

Kjo është marrë vesh nga Athina, por edhe Berisha e Meta, të cilët janë vënë në lëvizje për të trazuar ujrat e prodhuar një skandal që të zhvendosë vëmendjen nga financimi i fushatës së Himarës.

Kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis ka shtruar në Athinë këtë të hënë një darkë informale ku janë të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit, krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndërkohë që i pranishmi suprizë është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme, ndërsa ai ndodhej në një turne në Europë gjatë këtyre ditëve. Micotaqis nuk ka ftuar në këtë takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke bërë të ditur se ky është qëndrim i marrë pas arrestimit të Fredi Belerit./Pamfleti

fredi beleri mitsotakis mediat greke himara skandali i financimit

Lini një Përgjigje