TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 20:15

Me maskë dhe truproja, Shkëlzen Berisha 'merr drejtimin' e protestës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Me maskë dhe truproja, Shkëlzen Berisha 'merr
Shkëlzen Berisha në protestë

Në protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar mbrëmjen e sotme, ka qenë i pranishëm edhe Shkëlzen Berisha, djali i kreut të opozitës, Sali Berisha.

Sipas informacioneve nga terreni, Shkëlzen Berisha është parë me maskë mbrojtëse dhe i rrethuar nga truproja, teksa ndodhej në zonën e Rrugës së Elbasanit, segment që lidh selinë e PD-së me godinën e Kuvendit.

Ai është zhvendosur drejt kësaj zone së bashku me protestues të tjerë, pas ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës pranë Parlamentit, çka solli shpërndarjen e turmës dhe lëvizjen e saj në disa akse përreth.

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje sporadike, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar lidhur me incidentet apo personat e lënduar gjatë tubimit.

 

shkëlzen berisha proteste

Lini një Përgjigje