
Sot në orën 11:30, kryeministri Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Prezenca e dy ministrave tregon se fokus i konferencës do të jenë çështjet që lidhen me Punët e Brendshme dhe Drejtësinë. Megjithatë, kryeministri Rama pritet tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për tema të tjera, si zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës apo zhvillime të tjera aktuale.
Nuk përjashtohet mundësia që gjatë konferencës të bëhen edhe njoftime për vendimmarrje apo reforma specifike në fushat që mbulojnë ministrat e pranishëm.
Ndërkohë pasdite, kryeministri Rama pritet të mbledhë në orën 16:30 strukturat politike të Partisë Socialiste të kryeqytetit në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana dhe do të ketë në fokus koordinimin e fushatës dhe mobilizimin e burimeve politike në mbështetje të kandidates socialiste Ogerta Manastirliu.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministra, deputetë të Tiranës, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetë të cilët kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme në këtë bashki.
Bukur kryeminister vazhdo mos e leshlo tiranen