I shumëpërfoluri si kandidat i PD për Bashkinë Tiranë, Florian Haçkaj, ka treguar se çfarë këshille ka marrë nga daja i tij, Halim Kosova.
Florian Haçka tha për emisionin "Top Story" se Halim Kosova, i ka thënë që të mos merret me këtë punë.
"Nuk kam ndaluar ndonjëherë së qenuri pjesëmarrës, përveçse kur u shkëputa kur më lindi vajza. Realizuam votën e diasporës. 5 vite të dedikuara kësaj çështje kam pasur shumë kosto në familjen time.
Të qendurit qytetar aktiv dhe duke ngritur zërin ndaj padrejtësive, nuk e kam ndaluar asnjëherë dhe as nuk do e ndaloj. Mbase këto u kanë bërë përshtypje atyre që më kanë propozuar dhe më kanë pyetur do ishe dakord. Jam gjithmonë dakord të angazhohem për vendin.", tha Haçkaj.
I pyetur nëse ka marrë këshilla nga daja i tij Halim Kosova, ai u shpreh se i ka thënë të mos futet në garë.
"Dajën tim e kam shembull në jetë dhe mentorin më të madh. E njeh shumë mirë terrenin në Shqipëri dhe partitë nga brenda. Ka besuar në idealizmin tim, më ka mbështetur për votën e diasporës. Për momentin e them hapur më këshillon të mos merrem fare me këtë punë.", deklaroi Haçkaj.
Dëgjo Dajën! Këta edhe Halim Kosovën e kandiduan për ta djegur. Pastaj donin ta përdornin 'Dajën' dhe e graduan në krye të komisionit anti korrupsion. Këta të grabisnin PS PD LSI dhe daja ti kapte.
Nder per dajn se Kamen qe te keshillon se te njeh Ty si nip dhe te don te miren mender e do nipin daja se po' te qe tjeter daje do thosh futu ne gar se kush Hall per no nji priviligj po' i miri jep keshilla me vler