TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 09:38

Gazment Bardhi kandidat për Bashkinë e Tiranës?

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi kandidat për Bashkinë e Tiranës?
Bardhi dhe Noka

Ndërsa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj për Tiranën, Partia Demokratike ndodhet ende në një proces intensiv për të përzgjedhur figurën që do të përfaqësojë opozitën në garën më të rëndësishme lokale. 

Deputeti Xhelal Mziu pranoi se mazhoranca ndodhet në një pozitë më komode në zgjedhjet e pjesshme, pasi kontrollon datën dhe kohën e procesit, por këmbënguli se PD po punon për të nxjerrë kandidatin më të mirë.

"Pse nuk kandidon Gazment Bardhi? Ai është numri dy i partisë, një profil i lartë politik. Kështu e kuptoj unë kur thoni se beteja është politike," e pyeti gazetari Roland Qafoku deputetin e PD.

Mziu e kundërshtoi idenë se PD po kërkon me çdo kusht një figurë të lartë politike.

"Nuk është e vërtetë. Modeli Alimehmeti kuotohet më shumë se një figurë historike politike e PD-së. 

Ne po kërkojmë një person që maksimalizon votat, që ka dhe pjesën politike, dhe background-in personal, dhe atë publik, për të kapur fasha të tjera," sqaroi ai, duke hedhur poshtë pretendimet se partia ka vendosur paraprakisht për një profil të caktuar.

gazment bardhi bashkinë e tiranës

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Doni ta digjni Dr. Alimehmetin që ta shmangni nga politika, siç bëtë me Dr.Halim Kosovën. Pazaret i keni bërë natën. Teatrin e çfaqni ditën për syleshët.

    1. P
      Pa emer

      Ky qyrrsi do djege Bashkine me duket.

      Lini një Përgjigje