TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 10:29

"Më cito korrekt"/ Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 Majit, tensione në mbledhjen e KQZ-së

Shkruar nga Pamfleti

"Më cito korrekt"/ Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 Majit,

Mbledhja e KQZ-së ka nisur me tensione këtë të enjte, ndërsa pritet të regjistrohen partitë e mëdha.

Të gjithë përfaqësuesit ligjorë të partive që regjistrohen sot janë të pranishëm.

PD e Alibeajt përfaqësohet nga Indrit Sefa, PD e Berishës nga Ledio Nurja dhe PL nga Altin Kaziaj.

Kur Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u dha fjalën përfaqësuesve i citoi si përfaqësues të Bashës dhe të Berishës.

Pas kësaj Indrit Sefa i tha: "Më cito korrekt jam përfaqësues i PD, më cito drejt."

Celibashi tha se në fund të kësaj dëgjese do të vendoset se kush ka tager të përfaqësojë PD-në.

Ndërkohë zyrtarisht KQZ ka regjistruar Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë.

 

Lini një Përgjigje