TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 10:08

Sulmet e Berishës ndaj Apelit, Rama: Unë s’merrem me politikën e ‘gërr-gërrit’!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e Berishës ndaj Apelit, Rama: Unë s’merrem me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Apelit për PD dhe akuzat që u pasuan nga Berisha për të. Kreu i qeverisë e cilësoi si politikë ‘gërr-gërresh’ dhe se është e udhës të merren me tema që kanë rëndësi.

Shiko unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk kam disponim të merrem me polemika të politikës të gërr gërrit të përditshëm. Nëse kemi kohë dhe energji, le t’i vëmë në shërbim të temave që kanë rëndësi.”- tha Rama.

Më 25 mars, do të mbahet mbledhja tjetër e kryesisë ku Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

"Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetike është minimumi. Duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike, të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë edhe të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë. Çështja është të shkosh përtej, shifrave. Nuk ka fitore që fitohet lehtë, por gjërat nuk janë aq të vështira kur duhet të merresh me paga, me investime me ecurinë e shumë gjerave të tjera. Kjo është sfida me të cilat duhet të përqendrohemi. Politikën e ‘Gërr- Gërrit’ duhet tja lëmë të shkuarës."- tha Rama.

rama zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje