
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, përveç ndryshimeve që u bënë në strukturën organizative është folur edhe për mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste.
Në takimin që zgjati për afro 50 minuta, sipas disa burimeve është folur edhe për një mbledhje të jashtëzakonshme të Kongresit të Partisë Socialiste në fund të shtatorit. Megjithatë ende nuk ka një njoftim apo një datë lidhur me mbledhjen e Kongresit.
Kujtojmë se mbledhja e Asamblesë vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve dhe do të pasohet nga një tjetër takim pas dy ditëve.
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë qeverinë në një takim informal më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, ku dhe pritet që të ketë ndryshime në kabinetin qeveritarë.
Lini një Përgjigje