TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 09:35

Mbarojnë pushimet për politikën/ Sot rifillon Parlamenti, Rama niset për Slloveni

Shkruar nga Pamfleti
Mbarojnë pushimet për politikën/ Sot rifillon Parlamenti, Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të hënë në Slloveni ku dhe do të marrë pjesë në  “Forumin Strategjik të Bledit” i cili mbahet sot dhe nesër.

Sipas agjendës mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë fjalën e tij ditën e sotme.

Forumi do të bashkojë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, duke shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme. Po ashtu forumi ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.

Ndërkohë Parlamenti i Shqipërisë i rikthehet sot punës pas pushimeve të sezonit veror gjatë muajit Gusht.

Kështu, sot në orën 17:00 do të nisë punimet sesioni i VII i legjislaturës së X të Kuvendit.

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 Korrik, si dhe njoftimi i çështjeve të depozituara.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të mbajë fjalimin hapës në këtë sesion të ri të punimeve të parlamentit.

Më pas do të mbajnë fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

edi rama slloveni kuvend

Lini një Përgjigje