TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 14:37

"Mbajti dy orë monolog me gjysmë të vërteta"/ Bardhi: Rama foli me kode, si përfaqësues i ndonjë rrjeti mafioz

Shkruar nga Pamfleti

"Mbajti dy orë monolog me gjysmë të vërteta"/

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka komentuar sërish thirrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës për rezolutën anti-korrupsion.

Bardhi tha se Rama mbajti mbi 2 orë monolog, me gjysmë të vërteta.

Bardhi ironizoi Ramën se sipas tij, mbajti një falim të denjë për një opozitar të vërtetë dhe të dedikuar ndaj luftës së korrupsionit që qeveriset prej 11 vitesh, a thua nga një sozi e paautorizuar e tij.

“Në një pjesë të fjalimit të tij, foli për historitë  tij në këto 11 vite që fatkeqësisht lidhen me hajdutë të qeverisë së tij dhe kërkesën e tyre që ai të ndërhynte tek drejtësia për të mos i lëshuar ata. Nuk foli për asnjë  në veçanti, por sikur te ishte një përfaqësues i ndonjë rrjeti mafioz foli me kode, kode nderi, morale e paralajmëruese”, tha Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se PD është dera e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë, më shumë seç duhet për hir të proceseve integruese dhe do e bëj gjithmonë.

“Ne do të jemi në ballë të reformave integruese.Ne mbi 2 ore monolog te panevojshem dhe me gjysme te verteta, Edi Rama mbajti nje fjalim te denje per nje opozitar te vertete dhe te dedikuar per te luftuar korrupsionin ne vendin qe qeveriset prej 11 vitesh, a thua nga ndonje sozi e paautorizuar e tij", u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje