TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 14:28

Rezoluta për korrupsionin, Korreshi: Mund të bashkëpunojmë me PS, kur Rama të futet në burg

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta për korrupsionin, Korreshi: Mund të bashkëpunojmë
Për deputetin demokrat Saimir Korreshi mund të ketë bashkëpunim për korrupsionin me kryeministrin Rama vetëm nëse ai futet në burg.

Ai shtoi se duhet parë marrëveshje si jurist pasi nëse nuk e shikojmë të shkruar, se mund të paralelizohen edhe organet e drejtësisë dhe qeveria mund të marrë tagrin e qeverisë.

“Pasi të futet në burg kryeministri jemi gati të merremi me korrupsionin me të gjithë personat e ndershëm të PS-së. Me një njeri që është simbol i atij që i hanë dardha pas shpine nuk e di sa i sinqertë është ky propozimi i tij. Prandaj kur të ketë propozim të sinqertë do të përgjigjem”, tha Korreshi për Ora News

“Duhet parë marrëveshje si jurist pasi nëse nuk e shikojmë të shkruar, se mund të paralelizohen edhe organet e drejtësisë dhe qeveria mund të marrë tagrin e qeverisë. Rezolutat nuk duhet të ngelen në letra dhe peshqit e mëdhenj duhet të bien në rrjetën e drejtësisë”, shtoi Korreshi.

korreshi #rezoluta në bruksel

Lini një Përgjigje