
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës deklaroi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë.
Berisha tha se firma e Ramës për marrëveshjen është anti-kushtetuese, teksa pretendon se ajo shkel të drejtat dhe lirit e individit. Ai shtoi se ky vendim u arrit në dakordësi me pjesën tjetër të grupit.
“U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit. Ka debate dhe është normale. Në tërësi janë dakord. Ishte vullnet i grupit. Edhe unë kam votuar për këtë variant sepse ky variant është legjitim”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje