TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 13:19

Garda lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kryesi, ironizon Salianji: Na suprizuat!

Shkruar nga Pamfleti
Garda lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kryesi,
Ervin Salianji

Garda e Republikës ka lejuar ditën e sotme deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në Kryesi.

Sekretariati i etikës pas kërkesës së mazhorancës mori masë disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dho Flamur Hoxha me përjashtim nga Kuvendi për dhjetë ditë, nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor.

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera ku deputetët e përjashtuar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesi të kuvendit edhe për aktivitet partiak, këtë të enjte Garda ka vepruar ndryshe duke lënë opozitarët e përjashtuar të hyjnë për mbledhjen e grupimit të PD.

Lista e zezë me deputetë të përjashtuar nga Kuvendi sa vjen e shtohet.

Socialistë kanë kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë në radhët e Partisë Demokratike.

6 emrat e shtuar në listën e zezë janë Lindita Metaliaj, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Gerta Bardeli, Elda Hotit dhe Sorina Kotit.

Javën e shkuar, nga seancat parlamentare u përjashtuan 12 deputetë të Partisë Demokratike, duke nisur nga Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Kështu në total numri i deputetëve të PD në listë e zezë të PS-së shkon në 18.

ervin salianji

Lini një Përgjigje