TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 13:01

Kaosi dhe zjarri në Kuvend, presidenti Begaj mesazh grupit të Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi dhe zjarri në Kuvend, presidenti Begaj mesazh grupit të
Presidenti Bajram Begaj

Në përfundim të Samitit III të Diasporës, gazetarët e pranishëm në Pallatin e Kongreseve kanë pyetur Presidentin Begaj në lidhje me situatën e tensionuar në parlament.

Begaj ka thënë se është momenti që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe po ashtu duhet të sillen edhe shqiptarët.

I pyetur nëse ka bërë ndonjë veprim konkret për të ulur palët në tryezë Begaj theksoi se në çdo fjalë tij drejtuar Kuvendit ka përcjellë këtë mesazh.  

Pyetje: A keni një koment për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë? Një mesazh për politikën?

Bajram Begaj: Sot është dita e bashkimit dhe politikanët duhet të sillen si të tillë. Parlamenti është vendi ku debatohen ide, programe dhe nuk duhet të sillemi në atë mënyrë.

Pyetje: A keni bërë ndonjë përpjekje për të dialoguar, për të ulur në tryezë zoti Begaj?

Bajram Begaj: Patjetër, në çdo fjalën time drejtuar Kuvendit është shprehur një mesazh i tillë.

 

i bajram begaj kaosi në k

Lini një Përgjigje