TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 08:16

Sot draftkalendari i fundvitit për punimet në Kuvend, kur do të kalojë për votim marrëveshja me Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Sot draftkalendari i fundvitit për punimet në Kuvend, kur do të

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në rendin e ditës, në mbledhjen që do të nisë në orën 11:00, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor.

Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor.

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Lini një Përgjigje