TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 22:56

Mazhoranca zhvillon mbledhjet online, Luan Baçi tregon “planin B” të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca zhvillon mbledhjet online, Luan Baçi tregon “planin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se mbledhja e komisioneve parlamentare online është e paligjshme.

Komentet Baçi i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se mënyra e mbledhjes së Komisioneve Parlamentare duhet të kontestohet në gjykatë.

Ai shtoi gjithashtu se situate kishte shkuar në “pikën e ngopjes” dhe opozita kishte 2 opsione, ose të largohej nga Kuvendi, ose të qëndronte.

Baçi tha se qëndresa e opozitës, e cila sipas tij deri më tani ka sjellë vetëm sukses, do të vijojë me gjithë forcën.

Nuk ka asnjë faj opozita në këtë drejtim, kishte vajtur në pikën e ngopjes dhe kishte vetëm dy opsione, ose largimin, ose qëndresën. Largimi nuk është opsion, kështu që mbetet qëndresa. Do të qëndrojmë fort. Është sukses i plotë. Maxhoranca ka bërë paligjshmëri.

Të gjitha mbledhjet e Komisioneve parlamentare janë të paligjshme. Online Komisionet bëhen vetëm në pandemi, gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme. Do të kontestohen dhe duhen çuar në gjykatë për paligjshmëri. Suksesi i opozitës dhe dështim i maxhorancës. Kalimi i buxhetit për katër minuta e gjysmë do të mbahet mend gjatë”, është shprehur Baçi

aksioni opozitar

Lini një Përgjigje