
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe ai i Partisë Socialiste Luan Baçi, kanë debatuar lidhur me aksionin opozitar në Kuvend.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Baçi u shpreh se Koçi dhe deputetët e tjerë socialistë marrin leksion nga partia që të sulmojnë aksionin opozitar me argumentin se bëhet për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por Koçi u kundërpërgjigj duke thënë se nuk merr leksione nga askush. Ai ironizon duke thënë se megjithëse të gjithë në politikë duken pak profesorë, në të vërtetë mbeten nxënës deri në fund.
Pjesë nga debati në studio:
Baçi: Nëse do vazhdoni me atë lojën që është për të ardhur keq, e pamoralshme, që ky aksion opozitar bëhet për të mbrojtur Sali Berishën. Qofsha i gabuar, por këtë doje të thoje. E kanë marrë si leksion, e kanë marrë nga partia që të sulmojnë vetëm në këtë drejtim.
Koçi: Mua s’më jep dot leksione kush se çfarë do them në një bisedë, apo në fjalët e mia në Parlament. Nuk jemi të rënë nga qielli. Të gjithë jemi pak profesorë në politikë, por mbetemi nxënës deri në fund.
Baçi: Të quash aksion paramilitar deputetë të votuar të opozitës që kanë dy vite që po i masakrojnë për shkak të zhvillimeve të brendshme të opozitës, kjo nuk është e ndershme. Aksion paramilitar për çfarë? Që hyn me tymuese në Parlament?
Lini një Përgjigje