TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 08:01

“Jeni ngritur me pushkë në krah”, Petro Koçi debaton ashpër me Luan Baçin për flakët në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Jeni ngritur me pushkë në krah”, Petro Koçi
Petro Koçi dhe Luan Baçi

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi  ka debatuar me deputetin demokrat Luan Baçin lidhur me kaosin e krijuar në sallën e Parlamentit.

Ai tha se opozita duhet të jetë një alternativë përballë mazhorancës, por kjo sipas tij nuk bëhet me mënyra paramilitare, pasi në këtë formë po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Debati në studio:
Deputeti Luan Baçi tha se tashmë mazhoranca po diskretitohet në sytë e gjithë botës, ndërsa shtoi se historia ka treguar se ata janë ngritur gjithnjë me pushtë në dorë.

Pjesë nga debati:

Luan Baçi: Ne duam normalitetin ju e bllokoni. Ju kaloni në anormalitet. Historia ka treguar se ju keni qenë gabim gjithmonë dhe jeni ngritur me pushkë në dorë

Petro Koçi: Jo historia ka treguar që ju keni qenë gjithmonë në një dorë kamzën në tjetrën pushkën.

Kaosi në parlament përmes flakadanëve dhe zjarrit të hënën e shkuar, solli përsëri ndëshkime për deputetët e opozitës.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste iu drejtua me një kërkesë Komisionit të Etikës për përjashtimin me 10 ditë të gjashtë deputetëve të opozitës, por Sekretariati i Etikës vendosi masë ndëshkimore, vetëm për katër prej tyre Gazment Bardhin, Flamur Nokën,  Bledjon Nallbatin dhe Flamur Hoxhën.

Ky sekretariat nuk mori masë ndëshkimore për deputetet Albana Vokshi dhe Sorina Koti për të cilat në kërkesë thuhej se nga çantat e tyre Bledion Nallbati mori një kuti kremi dhe një shishe parfumi me të cilat nga ndezja u prodhua zjarr.

PS kërkoi përjashtimin me 10 ditë të Sorina Kotit, Albana Vokshit, me argumentin se kishin fshehur në çanta lëndët piroteknike të cilat u ndezën në Kuvend; Flamur Nokës, i cili ndezi flakadanët; Bledion Nallbatit, pasi në një kuti kremi kishte fshehur pluhur kimik dhe përjashtimin e Gazment Bardhit e Flamur Hoxhës.

në kuvend petro koçi

Lini një Përgjigje