TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 12:57

Mandati i Vullnet Sinajt, Bardhi përplaset me deputetin socialist: Ke futur duart në buxhetin e shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i Vullnet Sinajt, Bardhi përplaset me deputetin socialist: Ke futur

Mbledhja e sotme të Këshillit për Rregulloren, për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, është shoqëruar me debate të shumta.

Gjatë mbledhjes Bradhi është përplasur me Sinajn, duke theksuar se ai ka futur duart në buxhetin e shtetit.

Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit.

Na thuaj edh e lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën

Vullnet Sinaj: Skam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.

mandati i vullnet sinaj

Lini një Përgjigje