
Presidenti Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.
Presidenti Begaj do presë sot në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Dashamir Shehin e LZHK.
Takimet do të nisin në 10:00, ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PL. Të enjten, Presidenti do të takohet me përfaqësues të Partisë së Lirisë (PL).
Takimet me dy partitë më të mëdha, Partinë Socialiste (PS) dhe Partinë Demokratike (PD), janë parashikuar për të hënën e ardhshme, më 2 dhjetor.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, më konkretisht neni 92, pika “gj”, është Presidenti ai që e cakton datën e zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të zhvillohen brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj të vitit 2025.
Lini një Përgjigje