
Kuvendi ka mbyllur me shpejtë si diskutimet për Buxhetin e viti 2025-së, pak minuta para fillimit të ndeshjes së kombëtare shqiptare e cila përballet me Ukrainën në “Air Albania”.
Kuvendi miratoi në parim me 75 vota pro dhe 40 kundër dhe asnjë abstenim projektbuxhetin e vitit 2025-së. Gjatë votimit ishin prezent 116 deputetë.

Shpenzimet e planifikuara për vitin 2025, janë rreth 822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, të cilat do të shkojnë për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.

Lini një Përgjigje