TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 19:26

Më pak se dy orë protestë, militantët e PD mbyllin tubimin para kohe; deputetët “frikë” nga shiu

Shkruar nga Pamfleti

Më pak se dy orë protestë, militantët e PD mbyllin tubimin

Ka zgjatur më pak se dy orë tubimi i opozitës para Parlamentit. Disa qindra qytetarë ju përgjigjën thirrjes për tubim kundër buxhetit të ri.

Kryesisht pensionistë, morën fjalën dhe sulmuan qeverinë. Shumë prej tyre sakrifikuan duke qëndruar nën reshjet e shiut. Ndërkohë që teksa ata rrinin aty në të ftohët dhe të lagur, deputetët qëndronin ngrohtë në sallën e Kuvendit.

Të veshur mirë, askush nuk doli në mbështetje të protestuesve. Pas disa fjalimeve, militantë ikën në shtëpitë e tyre, teksa disa të tjerë u drejtuan drejt stadiumit ku dhe do të luajë kombëtarja.  

Plani ishte që protesta të zgjaste deri në mbylljen e diskutimeve në Parlament, por nuk ndodhi ashtu.

Lini një Përgjigje