
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila refuzoi ta nxjerrë nga qelia.
Gjykata la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin.
Meta sulmon nga burgu 313 institucionet, duke i akuzuar se veprojnë me regji të Edi Ramës. Ai shprehet se gjykatat janë vegla qorre nën urdhrin e Altin Dumanit.
“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, shprehet Meta.
Lini një Përgjigje