TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 21:26

"Politika ka fajin e saj", Shehi për vrasjen e 14-vjeçarit: Shajnë njëri-tjetrin dhe kjo reflektohet tek fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

"Politika ka fajin e saj", Shehi për vrasjen e

Deputeti Dashamir Shehi ka folur lidhur me vrasjen tragjike të 14-vjeçarit në Tiranë, pranë derës së shkollës.

Pasi e qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, autori postoi video në rrjetet sociale, me dorë të plagosur dhe pamjen krenare.

Deputeti tha se edhe politika ka fajin e saj, pasi gjuha jonormale e përdorur mes tyre shkon tek çdo njeri. Ai shton se kjo gjuhë reflektohet tek familja, fëmijët dëgjojnë që zihen, grinden dhe për ta sherri është një gjë normale.

Dashamir Shehi thotë gjithashtu se në shkolla ambienti është bërë i dhunshëm.

"Këto shefat tonë që kanë qenë dhe që janë dhe sot, gojë të keqe kanë pasur gjithmonë dhe ai qytetari shikon, i duket normale. Kur flet ai, shan, pështyn kundërshtarët vetëm për një grusht votash sigurisht që krijohet një atmosferë që nuk ka të bëj shumë me edukatën. Nuk po them që politika duhet të jetë e mbushur me lajka, por duhet të jetë një gjuhë normale sepse e shikojnë me mijëra njerëz. Ajo pastaj reflektohet, imagjinohet dhe tani imagjinoni hallexhinjtë e fshatit se çfarë do të mendojnë dhe çfarë gjuhe do të përdorin. Pastaj reflektohet tek familja, fëmijët dëgjojnë që zihen, grinden dhe sherri është një gjë normale. Psikologjia që i forti fiton, jo i drejti. Dhe në politikë i forti fiton, jo i drejti dhe i arsyeshmi. Edhe shkolla është bërë një ambient i dhunshëm. Është e zorshme të japësh në mësim", u shpreh Shehi për “Ora News”.

 

Lini një Përgjigje