TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 11:10

Zgjedhjet 2025, partitë e vogla i propozojnë Presidentit Begaj datën 4 maj: Të mbahen para Samitit të Komunitetit Politik!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet 2025, partitë e vogla i propozojnë Presidentit Begaj

Data e propozuar për zgjedhjet parlamentare nga partitë e vogla është data 4 maj.

Presidenti Bajram Begaj ka nisur ditën e sotme konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Takimin e parë, Begaj e zhvilloi me krerët e partive të vogla opozitare, të cilët kanë propozuar datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

I pari hyn Dashamit Shehi, kreu i LZHK. Më pas hyjnë Fatmir Mediu-PR; Agron Duka-P Agrare; Vangjel Dule- PBDNJ. 

Kryetari i PAA, Agron Duka në një prononcim për gazetarët shpjegoi se propozuan datën 4 maj, duke qenë së më 9 maj në Tiranë zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian, për të cilin partitë e vogla opozitare thonë se ky takim i kësaj rëndësi mund të ndikojë në fushatën elektorale.

Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfliet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është  e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.

Presidenti Begaj priti në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Dashamir Shehun e LZHK dhe Agron Dukën e PAA.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

Lini një Përgjigje