TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 19:51

Makina luksoze, apartamente, toka e llogari të majme, zbardhet pasuria e ministrave të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Makina luksoze, apartamente, toka e llogari të majme, zbardhet pasuria e
Ministrat e rinj

Ministrat e rinj të emëruar sot nga kryeministri Edi Rama rezultojnë me pasuri të konsiderueshme.

Kryeministri Edi Rama bëri ndryshme në qeveri ditën e sotme. Ai mblodhi Asamblenë e PS ku njoftoi largime dhe emërime të reja.

Edi Rama ka larguar Delina Ibrahimajn nga Ministria e Financave duke emëruar në këtë post Ervin Meten. Ibrahimaj ka kaluar ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Po ashtu është shkarkuar Olta Xhaçka. Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Xhaçka ka mbetur pa post.

Frida Krifca është shkarkuar si ministre e Bujqësisë. Aty u emërua Anila Denaj. Po ashtu është shkarkuar ministrja Evis Kushi dhe te Arsimi kaloi Ogerta Manstriliu. Te Shëndetësia ka shkuar Albana Koçiu. Rama ka emëruar Ardian Maznikun, ministër shteti për Pushtetin Vendor.

“Pamfleti” ka siguruar pasurinë e deklaruar ndër vite nga disa prej ministrave të rinj të emëruar. Ervin Mete, i cili aktualisht drejtonte AMF, deklaron një pasuri të konsiderueshme. Ai ka deklaruar apartamente, makina dhe kredi.

Nuk mbetet pas Arbian Mazniku, i cili gjithashtu ka deklaruar disa apartamente, një makinë të shtrenjtë dhe disa llogari bankare.

Një pasuri të lartë ka dhe Anila Denaj, e cila dikur drejtoi Financat, por tani do të drejtojë Bujqësinë. Ajo ka deklaruar disa prona të paluajtshme dhe aksione në kompani. I vetmi me pasuri modeste ëhstë ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani.

Pasuria e ministrave të rinj

PASURIA E ERVIN METE

Deklarimi fillestar 2013

-Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, apartament banimi (në ndërtim e sipër), i porositure në bazë të kontratës së sipërmarrjes me vlerë 62 985 Euro pranë një shoqërie ndërtimi. Burimi i të ardhurave është nga kredia bankare (vlera 35 000 Euro), nga të ardhurat e punësimit (vlera 26 000 Euro) dhe vlera 1 985 Euro si detyrim të firmës së ndërtimit.

-Bashkëpronar me pjesë takuese 20% në pasurinë e paluajtshme në Durrës, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 2 000 000 Lekë të blerë me të ardhurat familjare.

-Llogari rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë me burim të ardhura nga paga pranë UET (mësimdhënie), me gjendje vlerë të vogël.

-Gjendje të mjeteve monetare cash, 3 000 Euro.

-Kredi bankare 35 000 Euro të marrë për blerje apartament banimi në Tiranë për të cilën gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer është 33 985 Euro.

-Kredi pranë Universitetit të Harvard-it për studime me vlerë 15 000 Dollarë. Gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer është 11 580 Dollarë.

-Pronar 100% të automjetit të tipit Jeep Cherokee, të blerë në Qershor 2013 me vlerë 300 000 Lekë.

-Të ardhura në vlerën 4 734 Euro nga angazhimi si pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Deklarimi i vitit 2019

-Të ardhura në vlerën 1 222 014 Lekë nga paga si Drejtor Kabineti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, periudha Janar- Shtator 2019.

-Të ardhura në vlerën 848 232 Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).

-Të ardhura në vlerën 320 785 Lekë si Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, periudha Shtator – Dhjetor 2019.

-Të ardhura në vlerën 154 462 Lekë si anëtar Bordi pranë Shptypshkronja e Letrave me Vlerë, periudha Janar –Korrik 2019.

-Të ardhura në vlerën 765 Euro si anëtar i Komitetit të Linjës së Kredisë për SME me Qeverinë Italiane, periudha Janar –Korrik 2019.

-Të ardhura në vlerën 501 500 Lekë si anëtar i Këshillit të Autoritetit Portual Durrës, periudha Janar –Shtator 2019.

-Të ardhura në vlerën 72 250 Lekë si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, periudha Korrik –Dhjetor 2019.

-Të ardhura në vlerën 837 695 Lekë si fitimi i periudhës tatimore 2019 nga aktiviteti i subjektit “Ervin Mete Person Fizik”.

-Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, të ardhura në vlerën 280 735 Lekë nga paga si koordinatore në Kryeministri për periudhën Janar –Mars 2019.

-Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, të ardhura në vlerën 2 009 890 Lekë nga paga pranë Albanian American Development Foundation (AADF), periudha Mars –Dhjetor 2019

- Bashkëshortët, kanë lidhur me pjesë takuese 50% secili, një akt-marrëveshje porosie datë 29.07.2019 për ndërtim banese në Ishëm, Durrës me vlerë 60 000 Euro. Financimi për këtë pasuri është bërë pjesërisht me kredi bankare (40 000 Euro) dhe pjesa tjetër do të likuidohet me këste deri në marrjen e çertifikatës së pronësisë. Gjatë vitit 2019 është likuiduar edhe vlera 10 000 Euro e kësaj akt-marrëveshje.

- Pakësuar me 4 808 Lekë llogaria rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë, me burim të ardhura nga paga. Gjendja e llogarisë në 31.12.2019 është 1 271 764 Lekë.

- Llogari bankare e Ervin Mete Person Fizik me Nipt L92217028J me objekt aktivititeti “konsulencë ligjore, fiskale, financiare”, me gjendje 108 000 Lekë në 31.12.2019.

-Llogari bankare e Ervin Mete Person Fizik me Nipt L92217028J me objekt aktivititeti “konsulencë ligjore, fiskale, financiare”, me gjendje 2 375 Euro 31.12.2019.

- Shtuar me 203 834 lekë llogaria e pagës pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje 924 777 Lekë në 31.12.2019.

- Kartë krediti pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje detyrimi 843 Euro në 31.12.2019.

- Bashkëshortët, kredi bankare të marrë në shumën 40 000 Euro për porositje apartament banimi në Durrës, për të cilën është likuiduar gjatë 2019 shuma e detyrimit 465 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer 39 535 Euro.

- Kredi bankare 35 000 Euro të marrë në vitin 2012 për blerje apartament banimi në Tiranë për të cilën në vitin 2017 është transferuar gjendja e detyrimit të mbetur 27 448 Euro në një bankë tjetër të nivelit të dytë. Subjekti deklaron se së bashku me bashkëshorten gjatë 2017, në këtë bankë të nivelit të dytë kanë marrë një kredi tjetër me vlerë 80 000 Euro, me qëllim blerje apartamenti. Gjatë vitit 2019 për të dy kreditë është likuiduar detyrimi nga bashkëshortët në shumën 3 464 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer 98 512 Euro.

- Kredi pranë Universitetit të Harvard-it të marrë në vitin 2009 për studime me vlerë 15 000 Dollarë. Gjatë vitit 2019 është likuiduar detyrimi në shumën 1 860 Dollarë dhe ka mbetur gjendja e detyrimit të pashlyer 1 243 Dollarë.

- Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, gjendje të mjeteve monetare cash, 165 000 Lekë.

- Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, gjendje të llogarisë bankare të pagës, 343 617 Lekë.

- Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, kartë krediti pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje detyrimi 780 Euro në 31.12.2019.

- Bashkëshortja, Znj. Ledja Tusha, kartë krediti pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje detyrimit 1 947 Euro në 31.12.2019.

- Shpenzuar shuma 50 000 Euro si shlyerje pjesore të detyrimit për porositjen e pasurisë së paluajtshme, apartament sipas akt-marrëveshjes së lidhur në datë 29.07.2019 midis bashkëshortëve dhe një shoqërie, me pjesë takuese 50% secili.

-Bashkëshortët kanë shpenzuar shumën 465 Euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në 2019 në shumën 40 000 Euro për porositjen e një apartament banimi në Durrës.

-Bashkëshortët kanë shpenzuar shumën 3 464 Euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në shumën 35 000 Euro (viti 2012) dhe kredisë bankare të marrë në shumën 80 000 Euro (viti 2017), për blerje apartamenti.

-Shpenzuar shuma 1 860 Dollarë si shlyerje të kësteve të kredisë të marrë në shumën 15 000 Dollarë në vitin 2009 pranë Universitetit të Harvard-it për studime.

PASURIA E IGLI HASANIT

Viti 2013

-Pronar me 100 % i një apartamenti banimi 2+1 me sip. 95 m2, blerë në vitin 2010 nga prindërit dhe dhënë si dhuratë, vlera 45 125 euro.

-Gjendja e depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 7 000 000 lekë burim kursime familjare dhe ekzekutim vendime gjyqi.

-Gjendja e depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 3 000 000 lekë burim kursime vendime gjyqi dhe kursime.

-Të ardhura nga paga si shef i Departamentit të Sigurisë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, MM, 57 414 lekë.

- Të ardhura nga kontrata e shërbimit me kompaninë TRING TV, 50 000 lekë.

- Të ardhura nga detyra si Drejtor i Drejtorisë Juridike në MM dhe Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, 84 715 lekë.

Deklarimi i vitit 2016

-Të ardhura nga paga si Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes, 1 176 369 lekë.

-Të ardhura nga interesat bankare të depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 492 150 lekë.

PASURIA E ARBJAN MAZNIKUT

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Apartament 169 m2 plus 24.5 m2 verandë me vlerë 50.000 Euro. Blere me kredi nga Intesa San Paolo, viti 2005

Makine Mitsubishi Outlander, blerë me Leasing nga Credins, viti 2011, në vlerën 22.000.

Shtëpi plazhi, 160m2 Qerret Kavajë me vlerë 4.800.000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 585 Euro.

Llogari rrjedhese, 14.333 USD.

Llogari kursimi, 0.08 Euro.

Llogari kursimi, 12.397 Lekë.

Llogari rrjedhese, 600 Lekë .

Drejtor kërkimesh, Instituti AGENDA (OJF), 542.000 Lekë.

Anëtar i Keshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, 321.300 Lekë.

Kredi 50,000 euro, marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Shlyer shumë 35.914 Euro Euro

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marre tek Credins Bank me date 22 gusht 2011 dhe mbaron me date 22 gusht 2016. Shlyer 6.637 Euro.

Kredi 40,000 Euro per arredim apartamenti, marrë me 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5. Shlyer shuma 37.972 euro.

Deklarimet ndër vite

Shitje prone Apartament 169 m2 plus 24.5 m2 verandë, (bashkepronësi me bashkeshorten). Paguar nga blerësi vetëm kësti i parë në shumën 50.000 Eurom,  dt. 22 shtator 2015. Vlera e shitjes është 180.000 Euro

Blerje prone apartament Selitë, me sipërfaqe 144.6 m2 plus 24.6 m2 verande .Kontrate shitje me rezervë  e nënshkruar me 23.12.2014, cila u bë efektive me pagesën e  këstit të parë prej 50.000 Euro dt. 28 tetor 2015. Vlera e apartamentit është 70.019 Euro.

Llogari rrjedhëse, (shtuar me 204 Euro). Shuma 218 Euro.

Llogari rrjedhëse (pakësuar me 18 usd). Shuma 356 USD.

Llogari kursimi (shtuar me 145226 lekë, paga e bashkëshortes). Shuma 322791 Lekë.

Llogari rrjedhese (shtuar me 435826 lekë, paga e bashkëshortes). Shuma 441296 Lekë.

Llogari rrjedhëse, Shtuar me 40,000 pagesa e këstit të dytë nga shitja e shtëpise dt. 22 shtator 2015 (detyrimi i mbetur nga blerësi 90.000Euro). Shuma  40.000 Euro

Llogari rrjedhëse 339.4 euro.

Llogari page (shtuar me 170.000)  Karte Kartë krediti (pakësuar me 2,679 Euro). Shuma  291164 lekë.

Paga si zëvendës kryetari i Bashkise Tiranë, 1334634  lekë.

Të ardhura si anëtar në Bordin e Shoqërisë Aksionere Eko-Tirana, në shumën 253688.28 lekë.

Paga mujore e bashkëshortes si Këshilltare pranë Kabinetit të Kryeministrit (rreth 110.000 lekë në muaj). Shuma totale, 1,290,024 Lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si anëtare e bordit te Posta Shqiptare sh.a, në shumën 114,962 lekë.

Kredi 50,000 Euro e marrë në vitin 2005 për blerje apartamenti. Shlyer shuma 3253 Euro, ndërsa pa u shlyer shuma 27746 Euro.

Kredi 40,000 Euro për arredim apartamenti, e marrë në 20 korrik 2012 dhe mbaron në 20 korrik 2027. Interesi 6.5. Shlyer shuma 2382 Euro, ndërsa pa u shlyer shuma 31650 Euro.

Kredi 14.620 Euro (Leasing) për blerje makine Mitsubishi Outlander, marrë me 22 gusht 2011 dhe mbaruar me date 22 gusht 2016.

PASURIA E ANILA DENAJ

Viti 2018

-Pronare me 100 % e një ap. banimi, blerë me kursime nga rroga, vlera 46 000 dollarë.

-Pronare me 100 % e një vend-parkimi për makinën, blerë me kursime nga rroga, vlera 1 000 000 lekë.

-Pronare me 100 % e një toke arë me sip. 859.77 m2, marrë me kursime, vlera dhe transaksionet e kryera për këtë pronë në vite për sistemim dhe infrastrukturë sipas dokumentacionit të dorëzuar, përbëhet nga disa shpenzime si: 240 000 lekë plus 17 200 lekë plus 37 870 lekë plus 83 000 euro.

-Pronare e një godine në proces ndërtimi, blerë me kursime dhe kredi, vlera 80 000 euro.

-Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, pronar me 100 % i një biznesi privat, 'Artist Longue caffee', me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 13 000 000 lekë.

-Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, pronar i një biznesi privat 'Artizan', me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 1 400 000 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 469 lekë.

-Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 9 963 euro.

-Detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 6 019 113 lekë.

-Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 1 461 847.89 lekë.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 469 lekë.

-Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 9 963 euro.

-Detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 6 019 113 lekë.

-Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 1 461 847.89 lekë.

-Të ardhura nga Fefad Bank (1996 - 2001.) dhe Procreditholding - Procreditbank (2009 - 2013.), 38 552 514 lekë.

-Të ardhura nga IPC - Procreditholding (shtator 2001 - nëntor 2007.), 102 900 dollarë, 136 000 euro.

-Të ardhura nga ProCredit Holding (dhjetor 2007.), 4 000 euro ndërsa totali për vitin 2008, 48 260 euro.

-Bonus 1, investuar në IPC Invest, 10 000 euro.

-Bonus 2, investuar në IPC Invest, 50 000 euro.

-Bonus 3 (një rrogë shtesë prej 4 000 euro në vit përgjatë viteve 2009 - 2012.), investuar në IPC Invest, 12 000 euro.

-Settlement Agreement ProCredit Holding, 60 000 euro.

-Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, fitim i akumuluar nga biznesi privat, 1 500 000 lekë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje