TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2026, 21:57

Lushnja në errësirë totale, Korreshi "mesazh" Karakaçit: U tmerruan italianët, po mendojnë se na sulmoi Irani

Shkruar nga Pamfleti

Lushnja në errësirë totale, Korreshi "mesazh"

Qyteti i Lushnjës është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike, duke lënë në errësirë zonën qendrore, përfshirë edhe Bulevardin e Palmave, një nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët.

Situata është bërë publike edhe përmes rrjeteve sociale nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka publikuar video nga terreni dhe ka reaguar me tone ironike ndaj ministrit të Energjitikës, Enea Karakaçi.

Në postimin e tij, Korreshi shkruan: “Uooooo Karakaçç kape pak Lushnjen Live. Jemi tek Bulevardi i Palmave aty ku dalin Lushnjaret per ndonje kafe e kemi dhe si Bllokun e TR. Ketu te vjen Robi drejt e te nxjerr syte. U tmerruan Italianet po mendojne se na sulmon Irani. Hajde UROP hajdeee”.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike në qytet, ndërsa banorët janë përballur me vështirësi në aktivitetet e përditshme.

lushnje drita korreshi

Lini një Përgjigje