
Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën.
Ai tha se pavarësisht se askush se pohon, Ilir Meta është i zgjedhuri i Berishës si pasardhësi i tij. Sipas tij, prova e Ilir Metës janë zgjedhjet e 2025 dhe jo 14 maji të cilat i sheh vetëm një stacion për veten dhe PL.
“Pemët nuk e fshehin pyllin. Pyetja është cili do të ishte kandidati i mundshëm i opozitës për kryeministër nesër? Le ta zëmë se fitoj Belind Këlliçi, Alibeaj kryeministër nesër, jo, Berisha këtë dhe vetë ai e di që s’do ishte kryeministër, Lulzim Basha jo e jo, prandaj rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën. Edhe nëse e pyesim ai do e mohonte, dhe i vetmi njeri që mund të jetë brenda opozitës si kandidat i nesërm për opozitën është Ilir Meta pavarësisht se nuk e thotë kush dhe po ti pyesësh e mohojnë, por është dhe i zgjedhuri i Berishës. Deri dje zgjodhi dhe gaboi siç thotë vetë të Bashës, sot me të gjitha gjasat Berisha ka projektuar Metën”, deklaroi analisti.
Në vijim ai theksoi se zgjedhjet lokale për Metën janë vetëm një stacion dhe nuk janë zgjedhjet e tij dhe Partisë së Lirisë, këto zgjedhje i duhen vetëm për të krijuar bërthamën.
“Problemi i Metës është se ai shkon më larg kur nuk vrapon dhe dëgjohet dhe kuptohet më shumë kur flet me zë të ulet se sa kur bërtet. I vetmi problem për momentin i Metës është mënyra për të krijuar kohezion me bazën, domethënë partinë demokratike”, u shpreh Vangjeli në “MCN”.
Lini një Përgjigje