TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 16:34

“Ka ikur koha kur bëje zgjedhje pa opozitën”, Meta kërcënon Ramën: Nuk do mund të trukosh më ndeshje!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka ikur koha kur bëje zgjedhje pa opozitën”, Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se opozita do të dalë fituese në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Meta tha se ka ikur ajo koha kur Rama bënte zgjedhje pa një opozitë dhe që “trukonte ndeshjet” si më 25 prill 2021.

Ai shtoi gjithashtu se në zgjedhjet e 14 majit nuk do të ketë mundësi manipulimi pas PD dhe PL do të jenë prezent derisa të numërohet vota e fundit.

Ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën. Iku koha kur Rama trukonte ndeshjen siç bëri më 25 prill. Drejt 14 majit, të gjithë Partia e Lirisë, PD, derisa të numërohet edhe vota e fundit fare.

Është e parëndësishme. Për mua ka vetëm një rëndësi, të rikthejmë shpresën e të rinjve në Shqipëri, të mos largohen me gomone siç po ikin tani. Një vend që duhet të ishte bërë anëtar i BE-së me kohë. Ne s’kemi filluar akoma.

Shqipëria nuk bënte afera si porti i Durrësit. Është e qartë se të rinjtë janë e ardhmja e vendit. Të mos ikin ata që kanë mbetur. Një pjesë e të rinjve janë bërë pjesë e aktiviteteve të paligjshme. Ky i thotë me cinizëm që ato 10-15 mijë paund të vijnë t’i investojnë këtu. Por ata nuk i kanë aq para por i marrin borxh”, tha ai.

meta rama 14 maji

Lini një Përgjigje