TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 14:50

PD përplaset me KQZ-në, Bardhi sfidon Celibashin: S’do ketë asnjë plotësim dokumentesh!

Shkruar nga Pamfleti

PD përplaset me KQZ-në, Bardhi sfidon Celibashin: S’do ketë

Paraditen e sotme Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në bazë të dokumentacioneve që i janë paraqitur, të drejtën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, e ka Lulzim Basha.

Vendimi i sotëm i Ilirian Celibashit për të kërkuar plotësim dokumentesh nga grupi i Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje nuk është pranuar nga  ky i fundit. Autorizimi që ka lëshuar Lulzim Basha për përfaqësimin në KQZ u pa me dyshim nga Celibashi, i cili kërkoi që të plotësohet dokumentacioni. Me pak fjalë, Celibashi kërkoi një autorizimi të ri nga Basha. Por kjo gjë nuk pranohet nga grupi i Alibeajt.

Sekretari i  Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi paralajmëroi se ata nuk do të plotësojnë dokumentacionin, pasi ai është i plotë dhe nuk ka fare vend për debat. Por kjo lëvizje duket se vë në vështirësi KQZ, e cila duhet të vendosë nëse do regjistrojë apo jo në zgjedhje PD nën emrin e grupit të Alibeajt.

"PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!", shkruan Bardhi.

Paraditen e sotme Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në bazë të dokumentacioneve që i janë paraqitur, të drejtën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, e ka Lulzim Basha.

Celibashi, pasi dëgjoi përfaqësuesit e dy grupimeve në PD, u shpreh se kërkesa e Bashës nuk është e plotë ndaj dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e duhura.

Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues, të zotit Basha për zotin Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

 

Lini një Përgjigje