TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 14:15

KQZ “rrëzoi” Berishën për regjistrimin e PD në zgjedhje, Meta: Kjo është çmenduri e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

KQZ “rrëzoi” Berishën për regjistrimin e PD në

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e  KQZ e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit,

I pyetur nëse PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

“Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale. Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës. Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje. Asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi. Për shkak të krimit të organizuar është vendi i parë nga ku njerëzit ikin me vrap duke rrezikuar jetën”, tha Meta.

 

pd berisha meta

Lini një Përgjigje