
Demokrati Ibsen Elezi ka komentuar situatës në të cilën ndodhet PD-ja, Ai tha se nëse Lulzim Basha nuk firmos dokumentacionin e plotë të kërkuar nga KQZ-ja, partia rrezikon të mos hyjë në zgjedhje.
I ftuar në "AbcNews", Elezit tha se asnjëri nga grupimet nuk dëshiron të futet në zgjedhje pasi e dinë që janë të dështuar. Ai shtoi gjithashut se futja në zgjedhjet e 14 majit do të jetë vdekja politike e PD-së.
“Mund ta bëjë. Nuk po diskutojmë për njerëz të qëndrueshëm, janë të paqëndrueshëm dhe nuk mund të parashikosh sepse kanë mendje diabolike. Në të gjithë karrierën e tyre politike, atë që thonë s’e bëjnë nesër. Janë në një situatë të tillë, nëse futen në zgjedhje, janë të dështuar. janë të vdekur politikisht sepse 6 marsi iu ka dhënë një shuplakë të fortë. Po të futen me 14 maj, do të jetë vdekja e tyre politike dhe do të gjejnë të gjitha format për të mos hyrë më 14 maj. Deklarata e Bardhit mund të jetë një tentativë”, tha ai.
Për Elezin, dështimi i PD-së duket që te partitë aleate me të cilat bashkëpunon, si Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, që sipas tij nuk mund të quhen aleatë kryesorë.
“Vangjel Dulen nuk mund ta ketë aleat primar. Mund ta ketë Vasngjel Dulen diku aty te fundi, që mund t’i duhet, por që ta ketë aleat kryesor Vangjel Dulen, kjo është të prekësh fundin. Që të kesh edhe Nard Ndokën. Ai e ka justifikuar që Nard Ndokën e ka zgjedhur ministër, por dikur demokratët ia kanë falur këto gabime të rënda në qeverisje, për shkak të unitetit, të votave, sepse hyn matematika dhe thonë po shkelim moralin”, tha Elezi.
Lini një Përgjigje