TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 11:01

Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj komente, presim SPAK të flasë

Shkruar nga Pamfleti
Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Takimi i tyre vjen ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamenatre të 11 majit.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD. 

"Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente", ka deklaruar ambasadori i BE.

Ndërkohë, i pyetur për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral, ambasadori tha se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të manipuluar gjërat. 

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore mbi veprën penale të pastrimit të parave në lidhje me kontratën e lobimit të firmosur mes Partisë Demokratike dhe një kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hetuesit pritet të sekuestrojnë dokumentacionin dhe kontratën e lidhur mes kompanisë lobuese në SHBA dhe Partisë Demokratike vlera e të cilës shkon në 6 milionë dollarë në harkun kohor të dy viteve. Nga ana tjetër në SPAK pritet të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për lidhjen e kësaj kontrate mes të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Domokratike Flamur Noka që ka firmosur dokumentin.

Një ditë më parë SPAK njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve pas publikimit në media të detajeve të kontratës. Sipas kontratës thuhet se në total për dy vite Berisha duhet t’i paguajë kompanisë 6 milionë dollar, 250 mijë dollarë në muaj. Ndërsa garantori i kontratës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, me origjinë nga Tropoja, njëkohësisht anëtar kryesie i shoqatës Vatra në Neë Jersey.

Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të kompanisë lobuese ‘Continental Strategy’.

Në kontratë, emigranti 72-vjecar elektricisto-alpinist Nuredin Seci dhe fondacioni fantazmë “Make Albania Great Again”, janë zotuar të paguajnë kompaninë Continental Strategy, 250 mijë dollarë në muaj, dhe 6 milionë dollarë deri në vitin 2027.

silvio gonzato lobimi 6 mln dollarësh i pd në shba

Lini një Përgjigje