TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 21:54

Lobimi 6 milionë dollarë i PD/ Daci: S’ka gjë të paligjshme; Analisti: Meta është akuzuar e po hetohet

Shkruar nga Pamfleti

Lobimi 6 milionë dollarë i PD/ Daci: S’ka gjë të

Juristi Jordan Daci debatoi me analistin Denis Dyrnjaja për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA. Avokati Daci tha se nuk ka gjë të paligjshme dhe e vetmja gjë është që ligji për partitë politike ndalon financimin e partive nga entitete të huaja dhe kjo nuk mund të verifikohet përveçse nëpërmjet hetimit.

Ndërsa Dyrnaja tha se partitë shqiptare kanë dhënë 4.5 milionë dollarë për lobim në SHBA, ku më e madhja është ajo e LSI, për të cilën është akuzuar edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Debati

Jordan Daci: Normalisht është kontratë që njihet që në kohën e romakëve, një person për kontratë me një person tjetër dhe përfiton një i tretë. Nuk ka gjë të paligjshme. E vetmja gjë, me informacionet që kam, ligji për partitë politike ndalon financimin e partive nga entitete të huaja. Është e prerë dhe kjo nuk mund të verifikohet përveçse nëpërmjet hetimit.

Në rastin konkret, SPAK nuk do të gjejë vepër penale patejtër, por është detyrë funksionale e saj të verifikojë.

Pastaj, nëse kemi të bëjmë me financim të huaj ose jo, këtu pastaj nëse do të kemi konkluzione do të ketë probleme.

Kontrata duhet të ekzekutohet. Sot ka vetëm disa premtime, mund të tërhiqen palët.

Gjithsesi, një problem i dytë, nëse do të quhet financim, sigurisht këtu i takon PD për të bërë vlerësimet e duhura dhe për të dërguar deklarimin e shpenzimeve që do të bëjnë. Ajo është rreth 250 mijë dollarë në muaj, duhet t’i nënshtrohet deklarimit nëse cilësohet përfitim. Për mendimin tim duhet deklaruar në KQZ.

Ata persona duhet të identifikohen, dhuruesit, duhet të kenë shtetësi shqiptare krahas asaj amerikane, sepse cilësohen si të huaj.

Dyrnjaja: Po ta shikosh në bllok detyrimi për çdo donator është në në SHBA jo në Shqipëri, sepse shërbimi bëhet atje dhe paratë janë atje. Këtu jemi në kontekstin e moralit. Në SHBA është detyrimi.

Jordan Daci: Ligji kur ndalohet financimi thotë se është i shumëllojshëm dhe PD duhet të justifikojë përfitimin që po merr.

Denis Dyrnjaja: Është PD përfituese, apo zoti Berisha?

Jordan Daci: Unë nisem nga përmbajtja e kontratës se pastaj se kush është përfituesi fundor do të zgjidhin vetë ata.

Denis Dyrnjaja: E gjithë ndodhia është në SHBA.

Jordan Daci: Po, por jep efekte edhe në Shqipëri.

Denis Dyrnjaja: Ajo mund të japë efekt edhe në Qipro.

Jordan Daci: Përfitimi mbetet në Shqipëri.

Denis Dyrnjaja: Është i nënkuptuar.

Jordan Daci: Jo nuk është i nënkuptuar.

Denis Dyrnaja: 4.5 milionë dollarë kanë dhënë partitë nga Shqipëria që kanë lobuar në SHBA, mes tyre LSI është subjekti më i madh dhe shuma më e madhe është 700 mijë dollarë që është nën hetim edhe Ilir Meta.

Jordan Daci: Ligji për partitë politike e ndalon donacionin anonim, duhet bërë në një llogari të posaçme të hapur nga partia politike. Tjetër, duhet të deklarohet. 

A kemi të bëjmë me financim të huaj apo jo? Institucionet duhet ta monitorojnë.

E dyta, padyshim që këtu ngrihet një pikëpyetje që duhet të sqarohet nëse ka financim gjatë fushatës, apo nuk futet. Ka koiciduar koha me fushatën. Nëse do të isha si PD do ta deklaroja, nuk ka asgjë të keqe. SPAK nuk i merr leje askujt që të bëjë verifikime. /TPZ/

Lini një Përgjigje