TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2024, 13:31

Listat e deputetëve/ Flamur Noka nis bisedimet me Ilir Metën, zbardhet takimi informal “kokë më kokë” me kreun e PL

Shkruar nga Pamfleti

Listat e deputetëve/ Flamur Noka nis bisedimet me Ilir Metën, zbardhet

Partitë opozitare kanë nisur lëvizjet në funksion të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Mësohet se në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pasi mes aleatëve opozitarë, do duhet të përcaktohen modalitetet se si do të përbëhen listat zgjedhore.

Diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike. 

Ndërkohë, javën e ardhshme do zhvillohen takime edhe me republikanin Fatmir Mediu, Agron Duken e Partisë Agrare, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe aleatë të cilët kanë firmosur për të qenë në një front.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në qarkun e Tiranës.

"Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik", tha Meta.

ilir meta flamur noka lista e deputeteve

Lini një Përgjigje