TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2024, 12:34

“Babafilia” bektashiane në dosjet e korrupsionit dhe dërrasat e kalbura të SPAK-ut

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

“Babafilia” bektashiane në dosjet e korrupsionit dhe
Edi Rama, Baba Mondi dhe Ilir Meta /

“Vatikani”, autokinema kineze brenda Tiranës, nuk do e drejtojë Baba Mondi por Ilir Meta...

Edi Rama, hajduti dhe antiamerikani ekselent, vazhdon të lundrojë i qetë nëpër “birucat” e “Babafilisë” bektashiane, nëpër dosjet e korrupsionit dhe dërrasat e kalbura të Altin Dumanit.

Bektashinjtë që u prin Baba Mondi, nuk u befasuan kur udhëheqësi i tyre shpirtëror hipi në shameshin e Teqesë së vogël sa gjysma e vilës së Sasha Kryemadhit dhe bekoi “Dervishin” e sektit të skandaleve, që i paska vajtur mendja të krijojë shtetin e Bektashinjve brenda shtetit të hajdutëve.

E papritura ishte se vetë Baba Mondi, ose Kryetari i Shtetit imagjinar më të ri e më të vogël në Botë, nuk ishte fare në dijeni të një projekti “pikë të zezë” në zemër të Evropës, por më befasues ishte fakti se nuk dinte kë të falënderonte.

Këtu, tek ideatori i kësaj çmendurie, janë stepur edhe dishepujt e diplomacisë së fshatit.

Autonomia e Edi Ramës për skandale, para se të provokojë nervat e shqiptarëve që janë mësuar me dajak në kurriz, do të duhej të takonte kokën në tavanin e tabusë së një torollaku që e ka shndërruar shtetin në plaçkë personale.

Shteti i ngjan një torte që ja ngulin gishtat më të fortët. 

Asnjë tabelë ndalimi nuk ja nxorën diplomatët perëndimorë, kësaj “vrime” të jetës tokësore që jo vetëm pasuritë, por edhe tokën e Shqipërisë po e bën pazar parazitësh.

Po cili budalla bindet se pas këtij skandali janë vetëm Babloku që ka dizenjuar edhe Flamurin e Shtetit dhe Baba Mondi, që i erdhi si dhuratë nga Allahu kur nuk e priste?!

Nuk pyesim kot sot, projekti është për një shtet bektashi të Baba Mondit, apo strategjia e McGonigal dhe Edi Ramës për të bërë Ilir Meten kryetar Shteti?!

Që të mos ju mërzitim me hartime të gjata, bizneset e Baba Mondit dhe Ilir Metës, i gjeni të pastruara nga misteret në fletët e Pamfletit dhe në sahanin e hashures që ish presidenti i Republikës e lëpin me gishta, si një bektashi i mirë.

Realiteti zhvillimor i bektashizmit, e dimë se nuk na mallkon, nëse themi se po, Babloku u fut në histori me blerjen me gjigante qe njeh bota ditën qe bleu shefin e FBI-së për New Yorkun, por e nxori jashtë rekordit Babà Mondi, kur ngriti supet e tha: “Nëse më jepni shtetin model “Vatikan”, faleminderit, por unë nuk e kam kërkuar dhe as Urdhri i Bektashianëve Botërorë nuk ka dijeni”.

Kjo shit-blerje, që nuk i del për zot as shitësi as blerësi, është më e madhja dhe më e shëmtuara.

Kështu betohen edhe qeveritarët para SPAK-ut, “Nuk e kam kërkuar pasurinë, nuk e di nga e solli Allahu, por Edi Rama nuk ka gisht”.

Po, tek mos dija kemi pjesën tonë të gjithë, përveç 4 Zotave, fshatçe 4 Klaneve Mafioze, që duan të kenë shtetin autonom brenda shtetit autokinema kinez.

Kulpra e kupolës mafioze nuk thyhet, sado ta përdredhësh, prandaj këta i lidhin barrët e rënda të kombit me ideologji konceptesh të fantazive fetare, duke lakuar si shembull Vatikanin.

Kjo zhurmë është ndjerë në çdo centimetër të Botës, si “tërmet” që lëkund ëndrrat territoriale tmerrësisht të turbullta.

Po pse aman, për këtë përzierje të çrregullt, botës së diplomacisë nuk ja ndjen, apo e dinë se ideator është Ilir Meta, prej të cilit, meqë kanë hequr dorë, duhet të heqin edhe gojë, e Like Floriri të bëjë ç’ të dojë?!

Për “piper”, specialitetit të “sallatës” sonë sot, mund t’i shtojmë dyshimin se Edi Rama nuk është pazarxhiu i vijës së parë që bën para si parazit, por kemi një grup të strukturuar edhe nga Charles McGonigal, Ilir Meta, Sali Berisha, Tony Blair, Aleksandër Soros, Vladimir Putin, Aleksanër Vuçiç, Taip Erdogan dhe gjithë kriminelët që duan ta përdorin si jorgan shtetin gjoja Bektashian.

Babalogët e Ballkanit, synojnë vërtetë shtetin e tyre, apo po luajnë kartën e fundit, të krijojnë tymnajë imagjinare si monstra të ftohura në tajare, sa për të eklipsuar Amerikën që të gjithë e shohin si shpresën e vetme për t’i çuar në shtetin e burgut.

Pas parvazit, ku ne orvatemi të vendosim germat në murin e gazetarisë së pavarur nga Mafia, na ngjan se pavetëdija e hajduteve, tejkalon dituritë e teknikologëve tek e tek.

Përballë parabolës, pikë e baraslarguar nga Amerika, Baba Mondi e Babloku, paralel me pazarin Rama- McGonigal, spostojnë vëmendjen tek gjëja e asgjësë.

Thjeshtë po shprushin prushin që dogji McGonigalin, por jo kryeministrin më të urryer në Glob.

Vetëm pak moral të kishte SPAK, Ilir Metën e arreston për gjithë ato pasuri dhe këtu do shembej edhe ideja për shtetin e Baba Mondit.

Ne presim edhe këtë “mrekulli” që Babloku po zbehë me këto lajthitje laramane.

Që Edi Rama ka dorë të keqe edhe kur blen edhe kur blihet, nuk bën asnjë lajm të ri.

Detajet janë në deje të dorezës së derës së burgut që i pret të gjithë, ndaj u duhet shteti i tyre, që të jenë të paprekshëm.

Kjo lëndinë ka “gjemba” shumë.

Sot po këputim vetëm një të mprehtë, sa për të shpuar gishtin e vogël pas hemorragjisë në variantin, “Vatikanin” autokinema kineze brenda Tiranës, nuk do e drejtojë Baba Mondi por Ilir Meta./Pamfleti

 

babafilia bektashinjtë dosjet e korrupsionit dërrasat e kalbura të spak

Lini një Përgjigje