TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 17:29

Korça me një mandat më pak në zgjedhjet e 2025-ës? Niko Peleshi: Mund t'i kalojë Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Korça me një mandat më pak në zgjedhjet e 2025-ës?

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka deklaruar se qarku juglindor rrezikon të humbasë një mandat në zgjedhjet parlamentare të 2025. Sipas tij, kjo vjen si shkak i rënies së numrit të popullsisë në Korçë, pasqyruar nga përllogaritjet e Censit 2023.

Nëse një ndryshim i tillë ndodh, Korça nga 11 mandate që ka pasur deri në zgjedhjet e 2021, tani do të mund të zgjedhë 10. Edhe në rast se ndodh kjo rokadë, sipas Peleshit, PS-ja  do të kërkojë të fitojë 6 mandate në vitin 2025.

"Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, edhe pse Korça ishte më numrin më të pakët të largimit të popullsisë referuar Censusit. Synimi ynë do jetë i njëjtë, duam të ruajmë 6 mandate me dy deputetë diferencë nga PD, por duke patur parasysh potencial e ri që i ofrohet politikës me këtë kod të ri zgjedhor, që është votë e diasporës, objektivat mund të rriten, sepse kemi aq votues në diasporë sa në Shqipëri.

Një nga pikat e takimit në çdo bashki është dhe organizimi për votën e diasporës. Në rast se janë 10 deputetë do të ketë 3 mandate të mbyllura, në rast se janë 11 deputetë do të ketë 4 mandate të mbyllura", tha Peleshi.

Lini një Përgjigje