TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 14:20

Shteti bektashi, Meta "luan me dy porta": Ide e mirëpritur, por mund të përdoret politikisht nga Rama!

Shkruar nga Pamfleti

Shteti bektashi,  Meta "luan me dy porta": Ide e mirëpritur, por

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për idenë e krijimit të “Vatikanit” në Tiranë.

Teksa mbajti një qëndrim të dyfishtë, Meta tha se kjo ide është e mirëpritur, por sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e përdor këtë nismë për qëllime politike. Sipas tij kjo ide mund të kthehet në precedent për rajonin tonë.

“Shashkë politike ku Rama është përfshirë vetë, çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, por dhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendër bektashiane është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret si agjendë politike, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe që rrezikojnë të kthehen në precedent për rajonin tonë”, tha Meta.

Lini një Përgjigje