TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2026, 13:33

Letra e Salianjit për PPE, Berisha: Ai zgjodhi vetëpërjashtimin, shkresat janë bërë nga zyra e Ramës 

Shkruar nga Pamfleti
Letra e Salianjit për PPE, Berisha: Ai zgjodhi vetëpërjashtimin,
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu lidhur me letrën që ish-deputeti Ervin Salianji u ka dërguar Partive Popullore për përjashtimin e tij nga gara për drejtimin e PD-së më 23 maj.

Berisha deklaroi se Salianji është i lirë të shkruajë letra dhe të ndjekë rrugët statutore të partisë, por sipas tij, ai është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.

“Partia Demokratike është anëtarë e të gjitha atyre institucione dhe ai që shkruan letër është i përjashtuar nga kjo parti, por ai është i lirë të shkruajë letra, sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve hodhi akuza edhe ndaj Salianjit, duke pretenduar se letra mund të jetë hartuar nga kundërshtarët politikë të PD-së.

“Ndaj letrat e shkruara nga zyra e Ramës apo ndonjë tjetri, s’kanë asnjë vlerë për Sali Berishën, secili mund të shkruajë letra”, deklaroi ai në përfundim të konferencës.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar me një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe shkeljen e standardeve demokratike të funksionimit të saj.

Në letër, Salianji ngre shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar të Partisë Demokratike, mosrespektimin e statutit të partisë, përjashtimet arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave themelore të pluralizmit politik.

 

sali berisha ervin salianji

Lini një Përgjigje