
Kryeministri Edi Rama duket se është acaruar me të gjithë ata që i vunë në pah se po shkelte Kodin Zgjedhor me premtimet para zgjedhjeve. Ai premtoi bonus për pensionistë 50 mijë lekë, teksa po ashtu foli për rrije pagash. Mediat dhe ekspertët e cilësuan si antiligjore një gjë të tillë.
Rama ka refuzuar në rrjete sociale dhe shprehet se Kodi Zgjedhor ndalon të tilla veprime për zgjedhjet e përgjithshme dhe jo për ato vendore. Pra duket se Kryeministri kapet pas vogëlsirave, pasi duke qartë se kjo bëhet për të blerë vota në mënyrë ligjore.
“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan Rama.
Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj???? pic.twitter.com/qkJ8OXF1cZ
— Edi Rama (@ediramaal) March 29, 2023
Lini një Përgjigje