“Kështu, narrativa antiruse u bë alibi për një tjetër lidhje institucionale të hapësirës që planifikuesit ekstremë në Tiranë dhe Prishtinë e shohin si ‘autoktone’ apo ‘Shqipëri natyrale’".
Një samit i zhvilluar sot në Shkup ndërmjet ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, i ka mbërthyer në eufori mediat serbe.
Testatat më radikale të shtypit të Beogradit kanë shfryrë fantazitë e tyre, duke shpallur “hapin drejt Shqipërisë së Madhe.
“Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në Shkup u ngrit një kornizë tjetër institucionale drejt realizimit të projektit të rrezikshëm të "Shqipërisë së Madhe" që mund ta sjellë të gjithë Ballkanin në prag të destabilitetit dhe konfliktit të ri - atë perëndimor”, shkruan gazeta, e cila vijon se ‘bëhet fjalë për “Nisma e Katërshes Ballkanike”’, një inciativë e re rajonale.
Sipas Novostit, “Osmani, së bashku me ministren shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kryeministrit malazez Gjorgje Raduloviç, lançuan iniciativën e re “Ballkani Perëndimor – pajtueshmëri 100% me politikën e përbashkët të sigurisë së jashtme të BE-së”.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fokus të takimit ishte “përafrimi i plotë i katër vendeve me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.”
Gazeta Serbe, duke ju referuar njoftimit për shtyp të ministrisë së jashtme të Maqedonisë së Veriut, thekson më tej se secili prej këtyre vendeve tregoi se janë partnerë të besueshëm të NATO-s dhe BE-së, duke iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë, por edhe duke ofruar ndihmë specifike humanitare dhe ndihmë teknike për Ukrainën”.
Por në komentimin e këtij takimi, mediat serbe shtojnë se “Është interesant fakti që organizatorët në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale kanë theksuar se në këtë iniciativë kanë munguar Serbia dhe Bosnja e Hercegovina (sidomos RS), me arsyetimin se janë të padëshirueshme për shkak se nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”.
E për këtë pikë, gazeta e Kishës ortodokse Serbe shkruan “Kështu, narrativa antiruse u bë alibi për një tjetër lidhje institucionale të hapësirës që planifikuesit ekstremë në Tiranë dhe Prishtinë e shohin si ‘autoktone’ apo ‘Shqipëri natyrale’.
E ndaj vijon: “Kujtojmë se katër vite më parë u nënshkrua një marrëveshje me të cilën Prishtina dhe Tirana angazhohen për unifikimin dhe koordinimin e politikave të jashtme, si dhe ambasadat e përbashkëta dhe shkëmbimin e personelit diplomatik”.
Gazeta serbe shkruan më pas se kufinjtë mes Shqipërisë dhe Kosovës janë hequr praktikisht.
“Të dyja palët ranë dakord për krijimin e një enti administrativ territorial prej 30 kilometrash brenda Shqipërisë dhe po aq brenda Kosovës, kështu që kufijtë praktikisht u shfuqizuan”.
E gjithë kjo zhurmë e mediave radikale serbe nuk bëhet kot, por kanë një ngasje, që marrin ushqim pikërisht nga deklarata e para ca ditëve e kreut të Republika Srbska, Milorad Dodik për bashkimin e Serbisë me entitetin që ai drejton.
Ndaj Veçernie Novosti shkruan: “forcimi i lidhjeve institucionale mes Beogradit dhe Banja Lukës janë si një lloj kundërpeshe për krijimin e një Shqipërie të madhe, e cila është një kërcënim i dukshëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe për paqen në të gjithë Ballkanin Perëndimor”. / Pamfleti
Lini një Përgjigje