TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 18:04

“Familjarët e kryeministrit marrin tendera pa fund”, Berisha akuza Ramës: Qeveria po shpërdoron fondet publike

Shkruar nga Pamfleti

“Familjarët e kryeministrit marrin tendera pa fund”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Cërrik, ku prezantoi kandidatin për kryetar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Servet Luzhën, akuzoi qeverinë për shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike.

Berisha tha se baxhanaku dhe vajza e gruas së kryeministrit, Edi Rama marrin pjesë në tendera, gjë që sipas tij ligji e ndalon rreptësishtë. Ndërkohë që i bëri thirrje Linda Ramës që të mos e lejojë vajzën e saj të marrë pjesë në tendera.

“Baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera, ndërkohë që ligji e përjashton atë nga tenderat. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë asnjë familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor fuqinë e mikut të tij kryeministër për të fituar padrejtësisht. Baxhanaku i tij fiton dhjetëra tendera.

Thjeshtra e tij dhe e di që e ëma revoltohet kur ja përmend, i them zonjës së tij hiqe të mos marrë pjesë në tendera. Nuk i takon thjeshtrës së kryeministrit të marrë pjesë në tendera. Por këta nuk njohin asnjë kod dhe limit dhe kjo bën që të ketë një shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike. Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje dhe varfëri”, tha Berisha.

berisha akuza ramë

Lini një Përgjigje