Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar hapur "strategjitë" sesi PS do ti fitojë zgjedhjet e 14 Majit: Rritja rrogash dhe pensionesh pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.
Rama vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit ka premtoi rritje të pagës mesatare në 900 euro.
Ai tha në një komunikim me gazetarët ditën e sotme tha se edhe pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre.
“Do flasim për një rritje pagash që synon ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synojmë të realizojmë një target të një page mesatare prej 900 eurosh që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në mundësi të njerëzve dhe pas rritje së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë të shkallëzuar, detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit, për një periudhë për 15 vitet e ardhshme. Do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7%. Ndërkohë që mjekëve specialistë paga iu rrit me 50 mijë leke të reja çdo muaj. Më pas do shkojmë te rritja e konsiderueshme. Për të tjera kategori do kemi rritje të tjera. Jemi në kushtet kur mund t’ju themi se pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë. Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por dhe informimin konkret se për pensionistët do ketë dhe 5 mijë lekë të reja që do shkojnë bashkë me pensionet që do marrin herën e ardhshme.”, tha ai.
Ndërkohë për këto premtime që shkelin hapur Kodin Zgjedhur, kryeministri është pyetur edhe nga gazetarët, gjë që e ka hedhur poshtë.
Sipas tij nuk është në shkelje të Kodit Zgjedhor që ai ka vendosur që të shpërblejë pensionistët me 5 mijë lekë nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve lokale.
“Tani, sëpari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor r zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekzisto, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve, problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet ti shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.", tha Rama.
Lini një Përgjigje