TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 16:18

Lëmosha 5 mijë lekë për pensionistët, Alimehmeti: Rama po shkel ligjin me manovrat elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Lëmosha 5 mijë lekë për pensionistët, Alimehmeti: Rama

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti e ka konsideruar premtim elektoral vendimin e qeverisë për dhënien e një bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët në muajin prill.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Alimehmeti shtoi gjithashtu se këto premtime të bëra në prag të zgjedhjeve nga kryeministri Rama, janë një praktikë e ndaluar me ligj.

Unë kam kohë që nuk i dëgjoj premtimet, unë shoh realizimet. Për premtime, ky popull ka dëgjuar aq shumë sa që nuk e di ku do ishim po të ishin realizuar të gjitha. Bëjnë shumë premtime që duhet të mbahen përgjegjësi. Nëse janë arritur, le ta mbështesin. Këto nuk janë arritur. Ka një element tjetër, kohë më parë Rama u thoshte investitorëve të huaj hajdeni në Shqipëri për të investuar. Tani u thotë bizneseve tona rrisni rrogat se po ngeleni pa punëtorë. Deri para disa muajsh thoshte se s’kishin probleme me mjekët. Po ta dëgjoni më pas filloi premtimet për rritjen e rrogës. Fillon dhe premton gjëra të tjera. Tani po merr një opozitë të vërtetë, po i vendosen përpara syve ato gjëra nuk i janë thënë. Në momentin që opozita bëhet e vërtetë, detyrohet të reagojë, qoftë në mënyrë fiktive, që mendoj se është rasti, qoftë edhe në mënyrë reale. Një opozitë e shëndetshme është në favor të qytetarëve”, tha Alimehmeti.

 

alimehmeti premtimet e ramës zgjedhjet

Lini një Përgjigje