TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 18:34

Premtimet për pagat dhe bonusi për pensionistët, Kristaq Kume: Rama po shkel hapur Kodin Zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Premtimet për pagat dhe bonusi për pensionistët, Kristaq Kume:

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është duke shkelur me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor.

Kume është shprehur se ligji në Kodin Zgjedhor parashikon masa administrative për shkeljet që po bën qeveria me rritjen e pensioneve ose investimet, në rast se këto shkelje ndikojnë në rezultat atëherë kemi një ndjekje penale. Sot Rama premtoi shpërblim për pensionistë dhe rritje pagash.

Kryeministri tha se pavarësisht Kodit Zgjedhor dhe çfarë shkruhet në atë qeveria do të bëjë punët e saja edhe pse Kodi Zgjedhor është një produkt i kësaj qeverie. Përgjigjja është se ne kemi rënë dakord  me ato që shkruhen në Kodin Zgjedhor, por ajo se çfarë bëjmë ne më pas, pak rëndësi ka.

Ligji parashikon sanksione dhe ato janë administrative, ligji është evaziv dhe nuk e konsideron atë një shkelje penale sepse thuhet se në qoftëse shkelja ndikon ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve ajo mund të bëhet objekt i një hetimi penal, por kush është ai që e gjen se sa kanë peshuar vendimet e qeverisë në rezultat në fund.

Në 4 muaj nga data e zgjedhjeve nuk duhet që të bëhen investime ose të merren vendime që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve siç e thotë pika 4 e nenit 91 në Kodin Zgjedhor”, tha ai.

kume rama kodi zgjedhor

Lini një Përgjigje