
Tirana duket se do të jetë edhe në këto zgjedhje arena kryesore e garës elektorale. Erion Veliaj do të ketë përballë Belind Këlliçin, Roland Bejkon Arlind Qorin dhe Lajla Përnaskën.
Ish-deputetja e PD, ka vendosur të jetë pjesë e garës, pro këtë herë me ngjyrat e PDIU. Flitej prej javësh se ajo do të kandidonte dhe duket se ka vendosur që të sfidojë emrat e mësipërm, duke u bërë e vetmja grua në garë.
“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut”, u shpreh Përnaska pak javë më parë.
Lini një Përgjigje