Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk do të jetë pjesë e Samitit të Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë, për shkak të përkujtimores së aksidentit të Tempit.
Sot një vit më parë në Greqi ndodhi një aksident i rëndë hekurudhor, ku nga përplasja e dy trenave vdiqën 57 pasagjerë, katër prej tyre ishin të rinj shqiptarë.
Një arsye tjetër e mospjesëmarrjes së kryeministrit grek në Tiranë është klima negative që ekziston në vend si dhe greva e përgjithshme që ka nisur sot në vend.
Ardhja e tij në Shqipëri ishte konfimruar, por situata në të cilën ndodhet nuk e ka bërë të mundur pjesëmarrjen e tij në Samit.
Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë konfirmuar se do t'i bashkohen punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.
I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Lini një Përgjigje